Kumanovari 45-vjeçar dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij 76-vjeçar

Kumanovari 45-vjeçar dyshohet se sulmoi babanë e tij

Kumanovari 45-vjeçar dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij 76-vjeçar

Maqedonia e Veriut – Një 45-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 76-vjeçar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 11:10.

Sipas policisë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë e kanë privuar nga liria A.M. (45), pas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 76-vjeçar.

Policia bën të ditur se me këtë veprim, 45-vjeçari dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me një vendim gjyqësor për mbrojtje nga dhuna në familje.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës, njofton policia.