Mexhiti “godet”: Barazia nuk matet me fjalë, por me paratë dhe investimet që marrin shqiptarët!

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se barazia në Maqedoninë e Veriut duhet të shihet edhe përmes shpërndarjes së investimeve dhe resurseve shtetërore.

Sipas Mexhitit, një shtet i barabartë nuk ndërtohet vetëm përmes përfaqësimit politik, por edhe përmes investimeve konkrete në komunat dhe vendbanimet shqiptare.

“Barazia matet edhe me shpërndarjen e drejtë të investimeve dhe resurseve”, theksoi Mexhiti, duke përmendur projektet infrastrukturore, shëndetësore dhe arsimore që, sipas tij, po realizohen në zonat shqiptare.

Ai tha se qëllimi është që çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike, të ketë qasje të barabartë në zhvillim, investime dhe mundësi.

“Kjo është Maqedonia e Veriut që po ndërtojmë – shtet multietnik, me barazi dhe zhvillim për të gjithë”, porositi Mexhiti.