Nikoloski: Segmenti më i vështirë do të vihet në funksion në muajt e ardhshëm, ndërsa e gjithë autostrada pritet të jetë gati në gjysmën e parë të vitit 2027
Pas më shumë se një dekade ndërtimi, autostrada Ohër-Kërçovë duket se po hyn në fazën përfundimtare. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, deklaroi se i gjithë projekti pritet të përfundojë dhe të vihet në përdorim gjatë gjysmës së parë të vitit 2027.
Sipas Nikoloskit, në muajt e ardhshëm pritet të hapet edhe një nga segmentet më të vështira të trase-së, ai nga Preseka drejt Kërçovës, veçanërisht pjesa Izvor-Vërbjan, me gjatësi rreth 10 kilometra.
Ky segment përfshin ndërhyrje komplekse infrastrukturore, përfshirë tunelin e Presekës, galeri, ura dhe viadukte, duke e bërë atë një nga pjesët më të ndërlikuara të gjithë projektit.
“Autostrada Ohër-Kërçovë po ndërtohet intensivisht. Seksioni deri te aeroporti tashmë është përfunduar dhe aeroporti mund të arrihet me autostradë, deri te një kryqëzim i ri që është rregulluar bukur”, deklaroi Nikoloski.
Ai shtoi se puna po vazhdon me intensitet të lartë edhe në pjesët e tjera të autostradës.
“Pres që e gjithë autostrada të hapet gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm”, tha ministri.
Nga 374 në mbi 760 milionë euro
Autostrada Ohër-Kërçovë ka qenë një nga projektet infrastrukturore më të gjata dhe më të kushtueshme në vend.
Ndërtimi i saj ka nisur në vitin 2014, ndërsa kostoja fillestare e parashikuar ishte rreth 374 milionë euro. Me ndryshimet, shtesat dhe zgjatjen e projektit, kostoja totale pritet të arrijë në rreth 760–770 milionë euro.
Nikoloski tha se puna do të vazhdojë edhe për lidhjen e mëtejshme të kësaj autostrade me Shkupin dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Ajvari, më lirë i gatshëm apo i përgatitur në shtëpi? Specat e kuq 40 denarë me shumicë, 80 denarë me pakicë – TV21
Pak qytetarë vërehen nëpër tregun e gjelbër, por edhe më pak blerës. Ndonëse java e dytë e shtatorit është ideale për blerjet e vjeshtës, përgatitje me perime të konzervzuara për dimër, qytetarët thonë se me këto çmimet e larta është bërë luks sivjet të shtihen edhe turshitë. https://youtu.be/aBGW3YWxBBE “Çmimet e…



