Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur lagjen Duqanxhik të Shkupit, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve fillestare, i riu ka marrë disa plagë në trup dhe në kokë pas të shtënave. Ai është dërguar me urgjencë nga ekipet e Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Urgjente, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë. Për momentin, mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk ka ende informacione zyrtare për autorin e dyshuar apo motivin e vrasjes. Policia pritet të dalë me detaje të reja për rastin.
Maqedoni Plumbat tronditën Duqanxhikun! Vritet 25-vjeçari në Shkup





