Skenë shokuese në Kërcovë/ 73-vjeçarja sulmon 2 fëmijë me dru dhe i ndjek me thikë!

Një 73-vjeçare nga Kërçova është kallëzuar penalisht nën dyshimin për “dhunë ndaj fëmijës”, pas një incidenti me dy fëmijë.

Sipas policisë, më 29 gusht, gruaja dyshohet se ka hedhur dru në drejtim të dy fëmijëve që po luanin në oborr. Më pas, ajo dyshohet se i ka ndjekur me një mjet të mprehtë, ndërsa u ka dëmtuar edhe topin me të cilin po luanin.

Rasti është raportuar në polici dhe ndaj 73-vjeçares është ngritur kallëzim penal.