Një grua 27-vjeçare ka raportuar se burri i saj ka qenë agresiv dhe i ka bërë kërcënime.
Më 04.09.2026 në orën 00:00, në SPB Kumanovë, një grua 27-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se më 03.09.2026, rreth orës 21:30, në Kumanovë, burri i saj D.P. është sjellë agresivisht dhe i ka drejtuar kërcënime asaj, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.
Policia shton se po merren masa për sqarimin e rastit.





