Huamarrja e re prej 1.3 miliardë eurosh shqetëson qytetarët: “Borxhin do ta paguajnë brezat e ardhshëm”

Qeveria ka miratuar vendimin për huamarrjen e re prej 1.3 miliardë eurove me arsyetimin e shlyerjes së borxheve të vjetra. Ndërkaq borxhi publik ka kaluar shifrën e 9.3 miliardë eurove dhe vazhdon të rritet çdo sekondë. Ndërsa në mesin e qytetarëve ekziston skepticizmi dhe shqetësimi. Qytetarët shprehen se barra e kësaj huamarrje në fund do të bjerë mbi shpinën e tyre dhe të gjeneratave të ardhshme, ndërsa kërkojnë që paratë të mos shkojnë për interesa personale.

“Do të marrë po pastaj? Qytetarët ne do i paguajmë, nuk është mirë. 00:12. 00:20 Do i marrë po si do i kthejë, duhet të ketë mundësi që të i kthej.00:25. 00:36 Miliarda janë ato, shumë para për ekonominë e Maqedonisë, ekonomia është e dobët”, tha një qytetar.

“Për kredi shumë jemi në kredi, a më kupton.00:15. 00:24 Po duhet të ketë investime dhe hapje të punëve të reja”, tha një qytetar tjetër.

“Unë mendoj se vetëm për xhepin e tyre ato i marrin, asgjë për popullin nuk marrin.00:18. 00:25 problem do të jetë për fëmijët tanë pas. 00:27.00:33 po duhet të dijnë ata ku duhet të investohen, por ata investojnë për në xhep të tyre”, u shpreh qytetari.

“Vetëm se i marrin dhe pastaj do i shfrytëzojnë ku dëshirojnë.00:28. 00:33 Po në gjithçka në Maqedoni, çka ka në rregull që të mos ketë ku të investojë.00:38. 00:45 Çdo send na mungon, të marrësh transportin publik, të marrësh rrugët dhe pse i kemi autostradat, i keni parë si janë bërë nuk kalohet andej.00:56. 01:13 Po me siguri, por askush nuk interesohet për atë se çka duhet dhe kur duhet ne të i kthejmë ato që i marrim”, theksoi qytetari.

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë se për çfarë shfrytëzohen miliarda eurot nga huamarrja./Alsat.mk.