Para disa ditësh ju paralajmëruam.
Ju thamë se do të flisnim “hulumtojme” për përçarjen jo thjesht për fyerjet në rrjete sociale, por për një situatë shumë më të rrezikshme.
Tani, në redaksinë e Orbit Press ka mbërritur një dokument që ngre pikërisht këtë pyetje. A ekziston një plan për të krijuar entitete të reja politike dhe fetare në hapësirat shqiptare?
Dokumenti është një non-paper i datës 9 shtator 2024, i hartuar në Zagreb dhe i destinuar për diskutim te shefi i diplomacisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë.
Një dokument i paautentikuar i vitit 2024 përshkruan një skenar të jashtëzakonshëm. Dy vite më vonë, disa prej çështjeve që ai përmend janë bërë pjesë e realitetit politik dhe shoqëror. Kush e krijoi këtë dokument dhe çfarë synonte?
Por ajo që shkruhet në të është mjaftueshëm serioze për të mos u injoruar sepse përputhet me ngjarjet që po ndodhin në KOSOVË DHE SHQIPËRI.
🔴 FAZA 1: KRIJIMI I ORGANIZATAVE HIBRIDE NË KOSOVË
Dokumenti pretendon se po krijohen organizata që fshijnë kufijtë etnikë dhe fetarë për të krijuar një identitet të ri katoliko-shqiptar që zëvendëson identitetin me shumicë myslimane.
Mekanizmat sipas dokumentit:
Fushatat e konvertimit ku fuqitë e huaja përdorin stimuj ekonomikë dhe presion social për të nxitur shqiptarët myslimanë të kalojnë në katolicizëm
Manipulimi kulturor përmes organizatave hibride që ndryshojnë normat dhe vlerat kulturore
Mbështetja institucionale përmes OJQ-ve, institucioneve fetare dhe presioneve politike
🔴 FAZA 2: KRIJIMI I NJË PROVINCE AUTONOME KATOLIKE
Dokumenti përshkruan krijimin e një krahine autonome katolike në Rrafshin e Dukagjinit si “paradhomë” për mikro-shtetin e ardhshëm.
🔴 FAZA 3: MIKROSHTETI RRETH MANASTIRIT TË DEÇANIT
Dokumenti pretendon se Manastiri i Deçanit do të kthehet në qendrën e një plani për krijimin e një mikroshteti ortodoks serb brenda Kosovës.
Manastiri i Deçanit ka regjistruar tashmë 24 hektarë tokë në pronësi të tij
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e konfirmoi pronësinë e Manastirit mbi rreth 24 hektarë në vitin 2016. BE-ja kërkoi zbatimin e vendimit.
Dhe këtu dokumenti lidh dy ngjarje kyçe:
Mikroshteti bektashi në Tiranë i propozuar nga kryeministri Edi Rama në shtator 2024 si një “shtet i stilit të Vatikanit” brenda Tiranës përshkruhet në dokument si “precedent” për të njëjtin model në Kosovë.
Disa prej temave që dokumenti pretendon se përshkruan kanë ngjashmëri me zhvillime reale që kanë ndodhur në Kosovë dhe Shqipëri.
Çfarë do të ndodhë në episodet e ardhshme?
dokumenti është non-paper.
është i datës “9 shtator 2024”.
Ne nuk e certifikojmë autenticitetin.
Nuk po themi as se është i falsifikuar.
Do ta analizojmë faqe për faqe.
Do të publikojmë përkthimin dhe përmbajtjen.
Do t’i krahasojmë pretendimet me ngjarjet reale.
Dhe në fund lexuesi do të shohë vetë se ku ka përputhje, ku ka mospërputhje dhe çfarë pyetjesh mbeten.
Kemi konstatuar gjithashtu se disa analistë shqiptarë e kanë komentuar dhe analizuar dokumentin, ndaj do ta përfshijmë videon në episodet kushtuar këtyre dokumenteve.
Prandaj, Orbit Press do ta shqyrtojë.
Faqe për faqe.
Emër për emër.
Ngjarje për ngjarje.
Dhe ju do të shihni gjithçka.
DOSJA E PËRÇARJES EPISODI 3
Tani fillon hulumtimi.
Kosovë-Shqipëri Cili është plani për copëtimin e Kosovës? Dhe a po projektohet një...



