Prokuroria e Lartë Publike në Shkup ka shfuqizuar vendimin për ndalimin e hetimit për furnizimin me mazut për TEC Negotinë, përcjell TV21. Vendimi ishte kundërshtuar nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa hetimi përfshin 13 persona dhe një person juridik, për dyshime për keqpërdorim të procedurave të prokurimit publik dhe pastrim parash. Prokuroria e Lartë ka konstatuar dobësi në ekspertizat mbi të cilat ishte bazuar vendimi për ndërprerjen e hetimit dhe ka urdhëruar Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ta vazhdojë procedurën, të mbledhë të dhëna shtesë dhe të kryejë ekspertiza të reja.
Lajme Shfuqizohet ndalimi i hetimit për rastin “Mazuti”, Prokuroria duhet ta vazhdojë procedurën



