Publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit në Universitetin e Tetovës për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Tetovës i njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në afatin e parë të regjistrimit për vitin akademik 2026/2027 se rezultatet preliminare të regjistrimit janë publikuar.

Për rezultatet mund të informoheni në faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës, në rubrikën e dedikuar për regjistrimet:

https://sites.google.com/unite…/regjistrimet/rezultatet

Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët kanë të drejtë të bëjnë ankesë vetëm në rast të lëshimeve teknike:

https://sites.google.com/unite.edu.mk/regjistrimet/ankesa…

Për kandidatët që nuk kanë arritur të sigurojnë një vend gjatë afatit të parë, do të mbahet edhe afati i dytë i regjistrimit, nga 7 deri më 11 shtator 2026, në kuadër të vendeve të lira të mbetura.

Regjistrimi në afatin e dytë do të zhvillohet në përputhje me kushtet dhe afatet e përcaktuara në Konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.

Universiteti i Tetovës u uron të gjithë kandidatëve suksese në rrugëtimin e tyre akademik dhe i falënderon për besimin e treguar ndaj Universitetit.