Publiku duhet ta shohë dallimin thelbësor mes politikave
VMRO-DPMNE thotë se Venko Filipçe duket se nuk mund të pajtohet me faktin që Maqedonia më në fund po ecën përpara dhe sërish zgjedh të sulmojë dhe të përhapë panik.
“Ndërsa LSDM dhe Venko Filipçe sot përpiqen ta problematizojnë zhvillimin e qendrave të të dhënave, publiku duhet ta shohë dallimin thelbësor mes politikës së tyre dhe politikës së VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
“LSDM-ja e sheh Maqedoninë përmes prizmit të politikave si zhvillimi i industrisë së marihuanës, të cilat hapnin hapësirë për interesa të qarqeve të ngushta, ndërsa VMRO-DPMNE-ja sot hap mundësi për investime në teknologji dhe industri që janë pjesë e së ardhmes së ekonomisë botërore. Qendrat e të dhënave janë pikërisht një mundësi e tillë.
Bëhet fjalë për një industri moderne, e cila është ngushtë e lidhur me digjitalizimin, inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Maqedonia nuk guxon të mbetet jashtë këtyre proceseve.
Në vend që ta njohë këtë mundësi, Filipçe sërish zgjedh të sulmojë dhe të përhapë panik. Është e qartë se ai nuk mund të pajtohet me faktin që Maqedonia më në fund po ecën përpara.
LSDM-ja flet për konsumin e energjisë elektrike dhe ujit si argument kundër zhvillimit, duke anashkaluar faktin se sot ekzistojnë teknologji dhe zgjidhje të ndryshme moderne për funksionimin dhe ftohjen e qendrave të të dhënave, në varësi të destinimit dhe madhësisë së tyre.”



