Kurti flet për takimin e radhës me Abdixhikun për Presidentin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se takimi i radhës me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, do të ndodhë porsa të merren vesh për të.

Kurti tha se shpresojnë në një marrëveshje për një emër konsensual për presidentin.

“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Në takimin e fundit mes Kurtit e Abdixhikut, të dy e kanë konfirmuar se për herë të parë kanë folur për emra konkretë, por kanë shtuar se nuk do t’i bëjnë publikë emrat e përmendur.