Enti Shtetëror i Statistikës: Papunësia ra në 11,3%, u rrit numri i të punësuarve

Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës (DZS), norma e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2026 ka rënë në 11,3%, ndërsa norma e punësimit ka arritur në 46,6%.
Aktiviteti i popullsisë
Popullsia aktive: 798.718 persona (+0,8% krahasuar me vitin e kaluar)
Të punësuar: 708.698 persona
Të papunë: 90.020 persona (‑1,5% krahasuar me vitin e kaluar)

Numri i të punësuarve është rritur me 1%, ndërsa papunësia ka shënuar ulje.
Struktura gjinore
Nga të papunët: 63,6% meshkuj, 36,4% femra
Nga të punësuarit: 57,7% meshkuj, 42,3% femra

Punësimi joformal
Është regjistruar rritje prej 7,2% të punësimit joformal krahasuar me tremujorin e kaluar, duke arritur në 101.022 persona.
Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi: 51.487 persona (51% e punësimit joformal)
Ndërtimtaria: 17,2% e punësimit joformal
DZS thekson se kjo strukturë tregon ndikimin e madh të aktiviteteve sezonale në bujqësi dhe ndërtimtari mbi lëvizjet tremujore të punësimit joformal. përcjell Zhurnal.mk .