Vizita e shefit të CIA-s në kryeqytetin rus, çfarë po përgatit ShBA-ja?

Shefi i CIA-s, John Ratcliffe thuhet se ka qëndruar në Moskë të martën.

Gazetari Misha Pumo, në emisionin “Kosova Today”, tha se nuk mund të gjykohet ende se çfarë u bisedua në takimet e shefit të CIA-s me zyrtarë rusë, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se gjithçka është mbajtur sekrete, teksa tha se Ratcliffe raportohet të ketë qëndruar rreth 4 orë në kryeqytetin rus.

“Çka u fol e me kë u fol, nuk u bë e ditur, por thuhet se vizita e tij nuk është miqësore, por pune”, tha Pumo në Klan Kosova.