Mbi 40 gradë Celcius, Japonia ‘përvëlohet’ nga temperaturat ekstreme

Qyteti jugperëndimor japonez i Fukoka përjetoi një tjetër ditë me temperatura përvëluese të mërkurën, me termometri që kaloi 40°C për ditën e 10-të radhazi, duke shënuar rekord, njoftoi agjencia meteorologjike.

Në Fukoka, temperatura arriti në 40.4°C.

Një pjesë e madhe e Japonisë u përfshi nga i nxehti ekstrem për shkak të presionit të lartë atmosferik, ndërsa qyteti u ndikua gjithashtu nga ajri i nxehtë dhe i lagësht i sjellë nga një tajfun që po kalon në rajonin përreth, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike e Japonisë.