Ilaçi “Myfortic” do ë blihet pa pagesë shtesë

Hapin e kwtillw e kanw vlerwsuar si lehtësim për pacientët me organe të transplantuara.
Pacientët me organe të transplantuara, nga nesër, 26 gusht 2026, do të mund ta marrin ilaçin Myfortic (acid mikofenolik), në dozat 180 mg dhe 360 mg, pa pagesw shtesw në farmacitë kontraktuese të Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Atw tw cilwn Fondi e kishte paralajmëruar si zgjidhje për mbrojtjen e kësaj kategorie specifike pacientësh, tashmë është realizuar plotësisht. Janë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, Bordi Drejtues ka dhënë pëlqimin përkatës, janë bërë ndryshimet në Klasifikimin e barnave dhe farmacitë kontraktuese janë njoftuar për mënyrën e re të dhënies së ilaçit.
Kështu, prej nesër pacientët nuk do të paguajnë më 615 denarë për Myfortic 180 mg dhe 1.439 denarë për Myfortic 360 mg, njoftoi Fondi.
Bëhet fjalë për një terapi me rëndësi të veçantë për pacientët me organe të transplantuara, e cila përdoret për një periudhë të gjatë dhe për të cilën sigurimi i vazhdueshëm është i një rëndësie të jashtëzakonshme.
“Fondi reagoi pasi u informua se barnat alternative pa pagesw shtesw aktualisht nuk janë të disponueshme në tregun vendas për arsye prodhuese dhe teknike. Në vend që barra financiare e kësaj situate të binte mbi pacientët, u sigurua një zgjidhje përmes së cilës ilaçi origjinal Myfortic, i cili është i disponueshëm, do të sigurohet pa pagesw shtesw.
Me iniciativë të drejtorit të Fondit, magjistër Zlatko Perinski, kjo çështje u vendos ndër prioritetet dhe, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe shërbimet profesionale të Fondit, zgjidhja është zbatuar plotësisht dhe tashmë mund të aplikohet në farmaci”, njoftoi Fondi.
Sipas Fondit, përfitimi është i dyfishtë: pacientët marrin terapi të vazhdueshme pa kosto shtesë, ndërsa njëkohësisht ruhet efekti i uljes së mëparshme të çmimit të ilaçit.
Çmimi i Myfortic 180 mg është ulur për 291 denarë, ndërsa çmimi i Myfortic 360 mg është ulur për 2.012 denarë.(MIA)