Mbretëria e Bashkuar është zotuar për të ndihmuar Ukrainën që të prodhojë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi.
Një zotim të tillë, e ka dhënë kryeministri britanik, Andy Burnham, pas vizitës së tij në Kiev ku është pritur në takim nga presidenti ukrainas, Volidymyr Zelensky.
Burnham ka thënë të hënën se Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi, duke ndarë informacione teknike të klasifikuara mbi komponentët e prodhuar në Britani.
Burnham, i cili ndodhet në Kiev së bashku me liderë të tjerë ndërkombëtarë për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ka thënë se kishte miratuar kërkesën për ndarjen e teknologjisë së raketave “Storm Shadoë”, ndërsa industria britanike dhe ajo franceze do të mbështesin Ukrainën.
“Storm Shadoë” e Mbretërisë së Bashkuar është një raketë precize e lëshuar nga ajri, me rreze veprimi prej më shumë se 250 kilometrash.
Ai i ka bërë thirrje industrisë britanike të mbështesë Projektin Freya, “për të ofruar një alternativë me kosto më të ulët ndaj sistemeve amerikane Patriot për interceptimin e raketave balistike”.
“Ky është momenti për të vazhduar presionin mbi Rusinë, momenti për të shtrydhur aftësinë e tyre për të financuar këtë luftë të paligjshme”, ka thënë Burnham, duke lavdëruar popullit ukrainas për forcën e treguar gjatë këtyre viteve të luftës me Rusinë.
Duke folur të hënën nga Kievi përmes një videothirrjeje, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka theksuar rëndësinë e dërgimit të kapaciteteve për mbrojtjen kundër raketave balistike në Ukrainë.
Ukraina tashmë është në bisedime me Francën për ngritjen e linjave të montimit të raketave në territorin ukrainas, gjë që do t’i mundësonte Kievit të prodhonte versionin e vet të kësaj arme.
Nuk është e qartë se sa të avancuara janë planet apo kur mund të nisë prodhimi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi kishte nevojë për të paktën 300 raketa Patriot për dimrin.
“Çdo raketë do të thotë se mund të shpëtohen jetë”, ka deklaruar Zelensky.
Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, Burham dhe bashkëkryetarët Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz thanë se grupi do të synojë forcimin e mbrojtjes ajrore të Kievit “si një çështje ose prioritet urgjent”.
Ndryshe, Zelensky vazhidmisht ka kërkuar mbështetjen e shteteve evropiane dhe SHBA-së për ndihmë në blerjen e raketave mbrojtëse, sidomos kohëve të fundit, ku Rusia ka intensifikuar sulmet në Ukrainë. /Klankosova.tv



