Rusia po e tensionin Malin e Zi përmes kishës ortodokse serbe, kurse Maqedoninë përmes BDI-së

Ylber Pilku, New York
Rusia ende ka shpresë se mund ta të kthejë mbrapa anëtarësimin në NATO te Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye mendoj se po vazhdon t’i ngacmojë këto dy vende përmes xhokerit të saj në Ballkan, Serbisë. Si duket fluturimet e aeroplanëve amerikanë mbi Shkup e Podgoricë ende nuk e kanë shuar ëndrrën e pashuar hegjemoniste ruso-serbe. Në Mal të Zi Serbia po mundohet të shkaktojë tensione përmes priftërinjve dhe kishës ortodokse serbe, kurse në Maqedoninë e Veriut përmes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Rusia po mat pulsin e Aleancës Veriatlantike në Ballkan. Po mundohet t’i sjellë në pushtet forcat anti NATO në Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi me shpresë se do ta kthejë mbrapsht anëtarësimin e tyre në Aleancë. Edhe nëse nuk arrin këtë qëllim, duke shkaktuar destabilizim në Maqedoni e Mal të Zi, Rusia synon të zbrapsë NATO-n nga planet për zgjerim të mëtejmë, para së gjithash në Kosovë, Ukrainë e Gjeorgji. Natyra e ndërhyrjes ruse në Maqedoni dhe Mal të Zi, permes mashës së saj Serbisë, ka shumë ngjashmëri dhe pak dallime.
Në Mal të Zi kjo ndërhyrje ka karakter fetar, kurse në Maqedoni karakter politik.
Putinin si duket shumë shpejt e ka kapluar nostalgjia për koalicionin qeveritar VMRO-BDI, kur udhëheqësit e këtij koalicioni Nikolla Gruevski dhe Gjorgje Ivanov parreshtur realizonin vizita zyrtare në Rusi e në Kinë. Tani Moska po bën përpjekje maksimale që të rijkthejë këtë koalicion në pushtet,
partnerët që ishin në koalicion dhjetëvjeçar. Ato tani po mundohen të shkaktojnë bashkërish tensione për të pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve dhe për të vazhduar krizën me shpresë se duke shkaktuar tensione do të munden t’i fusin prapë turinjtë në dy vendet më të reja anëtare të NATO-s.
Ekspertët e Putinit të instaluar në shtabet zgjedhore të këtyre dy partive, natë e ditë po mendojnë se si të krijojnë situata të tensionuara dhe përplasje ndëretnike për të ushqyer rejtingun e rënë të Mickovskit dhe Ahmetit.
Në këto skenare, me dashje pa dashje mund të futen edhe njerëz të partive tjera, siç është rasti i sotëm me këshilltarin e LSDM-së në komunën e Butelit, Mano Manojlovski, i cili tani tre vite është në koalicion me BDI-në.
Ju lumtë mediumeve që e zbuluan dhe parandaluan skenarin për thyerjen e bilbordit nga ana e Komitëve që qenkan paguar nga dega e Çairit, mirëpo skenaret e këtyre partive për skenare ndëretnike për fat të keq nuk kanë përfunduar. Ai me bilbordin u zbulua, po ndonjë tjetër në Kala, Tetovë, Butel, Kumanovë, apo qytet tjetër mund të ndodhë. Prandaj NATO duhet të jetë vigjilente dhe të reflektojë, sepse institucionet e Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë kapacitet për të parandaluar këto skenare, veçanërisht nëse vijnë nga Rusia.