Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Allashec të Komunës së Likovës. Dy prej të lënduarve kanë marrë plagë të rënda.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:10, në rrugën rajonale Allashec–Sllupçan, ku janë përplasur një traktor „IMT“, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.M. (32) nga fshati Çerkez, dhe një automjet „Volkswagen Golf“, po ashtu me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.Ќ. (64) nga Kumanova.
Sipas njoftimit të policisë, në aksident dy pasagjerët e traktorit, Sh.M. dhe M.M., kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku u janë konstatuar lëndimet.
Portali: “kumanova S





