Gjykata e Apelit ka edhe katër ditë pune për të nxjerrë vendim për rastin Talir 2 para se ai të vjetërsohet më 31 gusht.
Gjyqtarja Daniela Aleksovska Stojanovska më 14 korrik shpalli vendimin e shkallës së parë, me të cilin ish-kryeministri Nikola Gruevski mori vendim të lirimit dhe u refuzua konfiskimi i selisë së VMRO-DPMNE-së. Më 5 gusht prokuroria paraqiti ankesë dhe një ditë më vonë Gjykata Penale e dërgoi lëndën në gjykatën e lartë, e cila duhet të vendosë mbi ankesën, përcjell Pa Censurë.
Nga Apelacioni i konfirmuan Telmës se askush nuk ka kërkuar që të mbahet seancë publike, që do të thotë se gjyqtarët do ta shqyrtojnë lëndën me dyer të mbyllura. Sipas informacioneve të Telmës, raportuese është gjyqtarja Lirie Elezi Ajrullau. Prokurori i lartë publik është Jovan Cvetanovski. Ai ishte prokuror edhe kur herën e parë Talir 2 me dënim prej 6 vjetësh burg për Gruevskin erdhi para Apelit dhe atëherë propozoi që të kthehej për rigjykim.
Apelacioni mund ta konfirmojë vendimin e lirimit ose ta ndryshojë. Duke pasur parasysh se lënda është anuluar një herë nga gjykata e lartë, tani nëse vlerëson se duhet të anulohet dhe ndryshohet, nuk mund ta kthejë në Gjykatën Penale, por gjyqtarët e Apelit do të duhet të caktojnë gjykim dhe të lënë të drejtën e ankesës para Gjykatës Supreme, por për këtë opsion koha mund të jetë shumë e shkurtër, transmeton Pa Censurë.



