Era çmend rrjetin nga deti! Shfaqet me bikini duke kërcyer nën tingujt e “Bad”

Era ka ndarë me ndjekësit një video nga pushimet, ku shfaqet pranë detit duke kërcyer nën ritmet e këngës “Bad”.

E veshur me bikini dhe në humor të mirë, këngëtarja duket në superformë teksa shijon momentin dhe atmosferën verore.
“A jena tu vibe me ‘Bad’ a jo?”, ka shkruar Era përkrah videos, duke i dhënë postimit edhe më shumë energji.

Videoja ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar paraqitjen dhe “vibin” veror të artistes.