Norvegjia planifikon t’i ofrojë Ukrainës 85 miliardë krona norvegjeze, rreth 7.8 miliardë, në ndihmë gjatë vitit 2027.
Shuma është pothuajse e njëjtë me mbështetjen e planifikuar për Ukrainën gjatë vitit 2026 dhe do të përfshijë ndihmë ushtarake dhe civile, raporton Reuters.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, ndodhet në Kiev ku po riafirmohet mbështetja për Ukrainën.
Store e ka përshkruar ndihmën si një investim në sigurinë e Evropës, duke theksuar se Norvegjia synon të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën edhe në vitet e ardhshme.
Vendimi vjen në një kohë kur lufta me Rusinë vazhdon të rëndojë rëndë mbi ekonominë ukrainase, ndërsa Kievi përballet me shpenzime të mëdha për mbrojtjen, infrastrukturën dhe shërbimet publike.
Me këtë paketë, Norvegjia pritet të mbetet një nga mbështetësit kryesorë evropianë të Ukrainës, duke ofruar financim, ndihmë ushtarake dhe mbështetje për mbrojtjen ajrore.



