Sulmoi fizikisht nënën e motrën, arrestohet 40-vjeçari në Shkup

Një 40-vjeçar nga zona e Shkupit është privuar nga liria pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Rasti ka ndodhur më 22 gusht 2026, ndërsa rreth orës 15:15, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.Z. (40).

Sipas denoncimit, rreth orës 13:00, në shtëpinë familjare, 40-vjeçari, nën ndikimin e alkoolit, fizikisht ka sulmuar nënën e tij 71-vjeçare dhe motrën 45-vjeçare.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj personit do të vijojë parashtresë përkatëse.