Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për familjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident në krye të detyrës, raporton GazetaBlic.
Limaj e ka cilësuar vdekjen e tij si humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe gjithë Malishevën, duke vlerësuar përkushtimin e Kryeziut në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
“U prehtë në paqe Altin Kryeziu. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, ka shkruar Limaj.



