Ky është i riu nga Tirana që vrau 45-vjeçaren dhe më pas veten në Athinë

Është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që tronditi mëngjesin e kësaj të diele zonën e Nea Smyrni-t në Athinë.

Sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për Altin Allmuçën, nga Tirana, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri 45-vjeçaren shqiptare Julieta Obzova dhe më pas vrau veten.

Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e autorit të dyshuar, e cila tashmë qarkullon në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Krimi ndodhi në hyrje të një pallati në rrugën “Megalou Alexandrou”, në Nea Smyrni. Sipas hetimeve paraprake dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, autori i kishte ngritur pritë 45-vjeçares dhe e qëlloi me armë zjarri sapo ajo mbërriti në hyrje të ndërtesës.

Më pas, Allmuça dyshohet se ka kthyer armën drejt vetes, duke i dhënë fund jetës.

Hetimet nga autoritetet greke vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e krimit.

ImageImage