Një fitore që shkruan histori!

Kombëtarja e Kosovës në volejboll ka nisur me fitore pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 duke triumfuar 3-0 ndaj Algjerisë.

Vashat kosovare zhvilluan një paraqitje të sigurt dhe bindëse duke treguar forcë, karakter dhe përgatitje të mirë në përballjen e parë të tyre në këtë garë.

Fitorja 3-0 përbën një start të rëndësishëm për Kosovën në Lojërat Mesdhetare dhe është një rezultat që i jep ekipit motivim për sfidat e radhës.

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, e ka vlerësuar suksesin e volejbollisteve kosovare duke i përgëzuar për paraqitjen dhe duke theksuar se kjo fitore është një dëshmi e potencialit dhe përkushtimit të sportisteve kosovare.

Postimi i ministrit Gashani:

Taranto hapi Lojërat Mesdhetare 2026 me një ceremoni impresive, por vashat kosovare fituan para kësaj 3–0 ndaj Algjerisë. Kombëtarja jonë e vollejbollisteve tregoi forcë, karakter dhe talen duke na bërë krenarë të gjithëve.

Kjo është Kosova që duam ta shohim: e bashkuar, konkurruese dhe gjithmonë me zemër për flamurin.

Urime vajzave tona dhe gjithë ekipit! Kjo fitore është vetëm fillimi. Përpara, Kosovë!