Zjarret në Shqipëri: Katër vatra ende aktive

Firefighters and locals work at a site where wildfire continues to burn near Delvina, Albania, August 12, 2025. REUTERS/Florion Goga

Gjashtë vatra zjarri janë regjistruar në Shqipëri  deri në orën 14:00 të së mërkurës, ndërsa 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore dhe 90 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë të Forcës Ajrore, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Vatrat aktive janë në Dajt, Priskë, Lufaj dhe Tërbun, ndërsa situata paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.