Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Edi Kuçi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të afërt krah Elijonës.
Në imazhin e publikuar në Instagram, Edi shihet duke e përqafuar dhe puthur në kokë Elijonën, në një moment që ka ngjallur reagime, veçanërisht pas aludimeve të fundit për një krisje të mundshme mes saj dhe partnerit të saj, Klodit.
Elijona së fundmi reagoi ndaj këtyre zërave, duke sqaruar se po qëndron me familjen në Kosovë dhe duke mohuar se po krijon drama për vëmendje. Ajo gjithashtu bëri të ditur se profili i Klodit në Instagram është hakuar.
Ndërkohë, fotografia e re ka rikthyer në vëmendje raportin e dikurshëm mes Elijonës dhe Edit. Gjatë qëndrimit në BBVK4, dyshja patën disa përplasje, ndërsa Edi kishte deklaruar se ishin takuar edhe më herët jashtë shtëpisë.
Pavarësisht kësaj, mbetet e paqartë nëse publikimi i fundit është thjesht një gjest miqësor dhe mbështetës apo ka ndonjë kuptim tjetër. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një sqarim të ri për raportin mes tyre.



