Rritja e të ardhurave nga biletat e kinemave nxitet nga filmat e suksesshëm vendas

Sezoni veror i shfaqjes së filmave ka qenë një forcë kryesore që ka sjellë nxitjen e rritjes së të ardhurave nga biletat e kinemave këtë vit në Kinë. Sipas platformës në internet të shitjes së biletave “Maoyan”, vlera e përgjithshme e të ardhurave nga biletat e kinemave në Kinë për vitin 2026, duke përfshirë këtu edhe parashitjet, i ka kaluar 26 miliardë juanët (rreth 3.85 miliardë dollarë amerikanë). Në këtë shifër sezoni veror i shfaqjes së filmave ka kontribuuar me një vlerë prej më shumë se 10.2 miliardë juanësh gjithsej.

Deri më 18 gusht, tre filmat me fitimet më të larta gjatë sezonit veror janë: “Futboll kungfu” me 2.3 miliardë juanë, “Spider-Man: “Një ditë krejt e re” me 1.6 miliardë juanë dhe “Na ishte njëherë në Lindjen e Mesme” me një miliard juanë.

Ndër publikimet e kësaj vere, “Na ishte njëherë në Lindjen e Mesme” është kthyer në një sukses të veçantë, duke u pritur shumë mirë nga publiku. Filmi, që nisi të shfaqet më 11 gusht, e kaloi shifrën e 1 miliard juanëve të ardhura brenda tetë ditëve.

I vendosur në sfondin e konfliktit në Lindjen e Mesme, filmi flet për Xu Fu-në, të interpretuar nga aktori Shen Teng, një shef kinez kuzhine që shkon atje dhe hap një restorant kinez. Fillimisht, ai shpreson ta nxjerrë bukën e gojës nëpërmjet gatimit, por ndërsa dhuna përhapet, jeta e tij e qetë prishet nga konflikti rreth tij. Gjatë rrugës, ai krijon marrëdhënie me banorët vendas dhe njerëz nga prejardhje të ndryshme.

Kontribues të tjerë të mëdhenj në të ardhurat nga biletat ishin filmat vendas, duke përfshirë dramën sportive “Pegasus 3”, komedinë “Futboll kungfu”, dramën familjare “E dashur ti” dhe filmin e animuar “Të gjitha dëshirat realizohen”, që kanë pasur të ardhura nga shitja e biletave përkatësisht 4.4 miliardë, 2.2 miliardë, 2 miliardë e 1.6 miliardë juanë.