Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në konferencën e sotme për media theksoi se historia, identiteti, gjuha dhe kultura mbeten vijat e kuqe të forta të Maqedonisë në të gjitha negociatat ndërkombëtare.
Ai potencoi se është e padrejtë që procesi i integrimit evropian të bllokohet vazhdimisht me çështje të lidhura me identitetin kombëtar, duke nënvizuar se këto pozicione u komunikohen qartë të gjithë partnerëve ndërkombëtarë.
„Vijat e kuqe të shtetit tonë lidhen me historinë, identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Këto janë vijat e kuqe që ne i vendosim në kuadër të të gjitha bisedimeve që i zhvillojmë. Thjesht nuk është e drejtë që negociatat tona të ngecin vazhdimisht në tema të lidhura me identitetin, gjuhën, historinë dhe kulturën tonë. Këto janë pozicionet tona që i kemi paraqitur disa herë edhe para opinionit të brendshëm, ndërsa të njëjtat pozicione i theksojmë vazhdimisht edhe me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë“, tha ministri Mucunski. përcjell Zhurnal.mk .





