Një takim madhështor për 100-vjetorin e lindjes së udhëheqësit të ndjerë kinez Jiang Zemin u organizua të hënën në Pekin. Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në këtë takim.
Në fjalimin e tij Xi tha ndër të tjera që Jiang dha kontribute të pashlyeshme në mbrojtjen e kauzës së madhe të socializmit me karakteristika kineze, duke çelur terrene të reja për Reformën dhe Hapjen në të gjitha aspektet, duke arritur begatinë relativisht të gjithanshme në jetën e njerëzve dhe duke çuar me sukses kauzën e socializmit me karakteristika kineze në shekullin e 21-të.
Jiang Zemin i gjendej gjithmonë pranë popullit dhe kujdesej për mirëqenien e tij, duke vënë në dukje që synimi themelor i zhvillimit ekonomik është përmirësimi i nivelit të jetesës së njerëzve dhe duke e vënë theksin te ndërtimi i një shoqërie komode, në një nivel më të lartë, në mënyrë të gjithanshme, nga e cila do të përfitonin mbi një miliard njerëz, tha Xi.
Ai gjithashtu nënvizoi në fjalim përpjekjet për të mbajtur më tej një qasje të fokusuar te popull gjatë zhvillimit të udhëtimit të ri, si edhe për të bërë hapa të fortë në promovimin e zhvillimit të gjithanshëm të njerëzve dhe begatinë e përbashkët për të gjithë.
Në mbledhje, Xi vlerësoi lart përpjekjet e Jiang Zemin-it për përparimin e vazhdueshëm të inovacioneve në teori, institucione, shkencë e teknologji, kulturë dhe fusha të tjera.



