Edukatorja i shkel gishtin dhe krahun fëmijës në Çerdhe, prindi e kërcënon

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër S.D. (33) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”, si dhe kundër A.D. (33) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 06.07.2026, e kallëzuara e parë, e punësuar në Institucionin publik komunal për fëmijë – kopshti në Berovë, ia kishte shkelur gishtin e dorës një fëmije të mitur në kopsht. Ndërsa, i kallëzuari i dytë, në institucionin e njëjtë, i kishte bërë kërcënime të kallëzuarës së parë.