Thaçi: VLEN-i është mbeturina e BDI-së e recikluar në laboratorë maqedone – serbe!

Menduh Thaçi: VLEN-i është mbeturina e BDI-së e recikluar nē reciklashē të laboratorëve maqedone – serbe! Ndryshimi i fundit 16:13 15 Gusht, 2026 Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj koalicionit VLEN, duke e cilësuar atë si “mbeturinë të ricikluar të BDI-së” dhe duke pretenduar se është krijuar në “laboratorë maqedono-serbë” informon Tetovasot. Deklaratat i bëri gjatë homazheve te varri i Arben Xhaferit, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. “VLEN-i është mbeturina e BDI-së e ricikluar në riciklashët e laboratorëve maqedono-serbë”, deklaroi Thaçi. Kreu i PDSH-së tha se partia që ai drejton mbetet alternativa e vetme politike shqiptare me identitet të qartë, program dhe përvojë qeverisëse. “Unë mendoj se si më parë, edhe tani, e vetmja është PDSH-ja me program, platformë dhe përvojën që ka në qeverisjen e vendit. Kjo e dallon nga të tjerët”, u shpreh Thaçi.