Tërmet në afërsi të Gostivarit

Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë është regjistruar sot në orën 16:10, me epiqendër rreth 8 kilometra në veri të Gostivarit, përcjell TV21. Sipas të dhënave të publikuara në EMSC, tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash dhe është ndjerë edhe në disa zona përreth. Epiqendra është lokalizuar në koordinatat 41.87° N, 20.91° E, rreth 41 kilometra në juglindje të Prizrenit.