Pankartat në protestë: Sorros na vjen keq, por ky nuk është vendi yt /FOTO

Protesta e 76-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me mesazhe të forta të përcjella nga qytetarët përmes pankartave.

Në një prej pankartave shkruhet: Sorros na vjen keq, por ky nuk është vendi yt.

Një tjetër i referohet qëndresës së gjatë të protestuesve, duke theksuar se kalimi i ditëve nuk ka zbehur kundërshtimin ndaj qeverisë.

‘76 ditë, koha nuk na hesht’, shkruhet në pankartë, duke shprehur vendosmërinë e protestuesve për të vijuar qëndrimin në shesh.

Një tjetër mesazh e vendos protestën në një kontekst historik, duke pretenduar se ndryshimi i emrave në politikë nuk ka sjellë ndryshim të mentalitetit të pushtetit.

‘1912-2026. Emrat ndryshojnë, mentaliteti jo. 114 vjet. Boll!’, thuhet në pankartë.

Mesazhet e shfaqura gjatë protestës pasqyrojnë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj klasës politike dhe kërkesën për ndryshim.