Jemi mësuar ta shohim Nora Istrefin në koncerte, mbrëmje muzikore dhe ambiente të ndryshme festive, por së fundmi këngëtarja po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe në dasma.
Nora po sjell këngët e saj të dashurisë në atmosferat e dasmave, duke krijuar momente të veçanta për çiftet dhe të ftuarit. Me hitet e saj dhe energjinë që e karakterizon, ajo po arrin t’i ngrejë në këmbë dasmorët dhe t’i bëjë të kërcejnë nën ritmet e muzikës së saj.
Duket se dasmat po bëhen një tjetër hapësirë ku Nora po dëshmon se muzika e saj përshtatet mjaft mirë me atmosferat festive dhe romantike,shkruan Kosovarja.




