Itali, rritet sërish bilanci i viktimave nga koronavirusi

Është rritur sërish bilanci i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit, krahasuar me dy ditët e fundit.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 78 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, shifër kjo më e lartë se ditët e fundit ku viktimat nuk kalonin mbi 60.

Gjithashtu rritje ka pësuar dhe numri i personave të rinj të prekur me Covid, ku së fundmi janë raportuar 346 raste të tjera të infektuarish, pjesa më e madhe e të cilëve është sërish në Lombardi.

Itali deri më tani ka rreth 236,651 të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve rreth 34,301 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri kurse rreth 174,865 janë rikuperuar. Aktualisht në itali ka rreth 27,485 raste aktive.