Policia ka zbardhur rastin e të shtënave më 8 gusht në Tetovë, duke privuar nga liria tre persona. Sipas SPB Tetovë, një 34-vjeçar nga Sellca dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë automatike nga një motoçikletë në drejtim të një shtëpie në fshat, ndërsa më pas është larguar nga vendi, përcjell TV21. Në kuadër të hetimit, policia ka kontrolluar edhe një banesë në Tetovë, ku ka sekuestruar 66 fishekë të kalibrit 12 mm, dy helmeta, dy kamera sigurie dhe një kartelë memorie. Dy persona të tjerë janë privuar nga liria nën dyshimet për ndihmë në rast dhe për armëmbajtje të paautorizuar, ndërsa ndaj të treve, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhen kallëzimet përkatëse.
Maqedoni 3 veta në pranga, rasti i të shtënave më 8 gusht në...





