Spasovski: Zgjedhje duhet të ketë

Tashmë nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme dhe duhet të ketë zgjedhje që të kthehen të gjitha institucionet në kapacitet të plotë sepse do të duhet të ballafaqohemi edhe me pandeminë dhe me krizën ekonomike, deklaroi sot në Strumicë kryeministri Oliver Spasovski.

“Në momente kur nuk mund të merren liderët politikë veprojnë institucionet e shtetit. Tashmë nuk ka shkak për gjendje të re të jashtëzakonshme në shtet, dekreti parasheh se 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme duhet të mbahen zgjedhjet. Iu bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që të dalin në mejdan politik dhe të përballen me konceptet e tyre për të ardhmen e shtetit dhe në bazë të atyre koncepteve të kërkojnë mbështetje nga qytetarët. Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë urgjente që të kthehen të gjitha institucionet në kapacitet të plotë dhe Kuvendi dhe qeveria e re politike dhe të gjitha institucionet sepse do të duhet të ballafaqohemi edhe me pandeminë dhe me krizën ekonomike, megjithatë kemi edhe shumë projekte të cilat duhet të vazhdohen të ndërtohen si investime kapitale. Kështu që, zgjedhje duhet të ketë në shtet”, tha kryeministri Spasovski, i cili mori pjesë në mbikëqyrjen e përfundimit të punëve në në Spitalin e Strumicës bashkë me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.