Nëntoger Kushtrim Derguti diplomohet në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, Britani

Nëntoger Kushtrim Derguti ka përfunduar me sukses studimet dhe është diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit dhe trajnimit ushtarak, transmeton albinfo.ch.

Gjatë periudhës së studimeve në Sandhurst, Nëntoger Derguti është përballur me sfida të shumta profesionale dhe fizike, duke avancuar më tej aftësitë e tij në lidership, disiplinë, planifikim dhe udhëheqje ushtarake.

Diplomimi i tij përbën një arritje të rëndësishme për karrierën e tij dhe një tjetër hap në zhvillimin e kuadrove profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përfundimi i studimeve në Sandhurst shënon një kapitull të rëndësishëm për Nëntoger Dergutin, por njëkohësisht edhe fillimin e përgjegjësive të reja në shërbim të vendit.

Suksesi i tij dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të FSK-së për ngritje profesionale dhe përgatitje sipas standardeve të institucioneve ushtarake të vendeve partnere./Albinfo.ch