Zhduket fëmija 11 vjeçar në Dollnen

Mbrëmë në Policinë e Prilepit, respektivisht Policinë e Dollnenit, është raportuar për zhdukejn e fëmijës të moshës 11 vjeçare.
Më 05.08.2026 në orën 20:30 në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Prilep, personi me iniciale A.U. (34) nga fshati Desovë, komuna e Dollnenit, ka njoftuar se nipi i tij 11-vjeçar, është arratisur nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe nuk është kthyer më.
Policia ndërkohë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për ta hetuar dhe gjetur fëmijën 11 vjeçar.