Është publikuar videoja nga momenti i rëndë kur një rrufe goditi një fushë futbolli, duke lënë të vdekur një lojtar dhe plot 12 të tjerë të plagosur. Rasti tragjik ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli në Tajlandë, shkruan “The Sun” të mërkurën.
Pamjet tronditëse tregojnë dy ekipe që luajnë në kushte të rënduara atmosferike, para se një shkëndijë verbuese të ndriçojë papritur fushën.
Një rrufe e madhe u përplas në tokë, duke dërguar flakë dhe një re tymi në ajër.
Lojtari Safwan Awae, 24-vjeçar, u godit nga forca shkatërruese e rrufesë, shkruan mediumi anglez.
Lojtarë dhe shikues në panik shihen duke vrapuar nëpër fushë, ndërsa shokët e ekipit përpiqen pa sukses të mbajnë në jetë 24-vjeçarin.
🇹🇭 #Tailandia
⚡ Tragedia se vivió durante el encuentro entre #Narathiwat FC y #Yala FC cuando un rayo impactó el terreno de juego el 2/08
🕊️El futbolista #Sofwan Awae de 29 años falleció
🤕9 jugadores heridos
✍🏽Awae acababa de renovar contrato con el equipo
🕯️DEP 🌐 pic.twitter.com/MMiQrkprWK— Sonar 360 (@Sonar360) August 4, 2026
Një turmë u mblodh shpejt rreth viktimës, duke mbajtur çadra dhe një barelë, ndërsa mundohen ta mbrojnë atë nga shiu i rrëmbyeshëm. Ekipet e urgjencës nxituan në vendngjarje përpara se Safwan të dërgohej në spital në gjendje kritike.
Shefi i policisë, Thun Sirikhunt më vonë konfirmoi se anësori tajlandez kishte vdekur nga plagët. Dymbëdhjetë lojtarë të tjerë pësuan gjithashtu djegie, përfshirë 22-vjeçarin nga Malajzia, Alif Ezzahan Zulkifli.
“Edhe pse ekipi i urgjencës mjekësore bëri çmos për ta shpëtuar atë, futbollisti vdiq nga plaga e rëndë që mori në incident”, ka thënë shefi i policisë, Sirikhunt.
Tragjedia ndodhi gjatë turneut rajonal të Kupës Golok, në stadiumin Santiphap në provincën Narathiwat.
Në turne kishte ekipe amatore dhe të përziera nga Tajlanda dhe Malajzia.
Safwan, i cili luante sulmues krahu dhe në qendër të sulmit, së fundi kishte realizuar synimin për të nënshkruar për ekipin gjysmëprofesional, FC Yala.
Ky klub garon në kategorinë e tretë të Tajlandës.
“Ngushëllime familjes së Safwan Away, lojtarit të ri të FC Yala”, ka shkruar klubi.
Drejtuesit e klubit ishin edhe për homazhe në familjen e lojtarit të ndjerë.
Azia Juglindore është aktualisht në kulmin e sezonit të shirave. Zakonisht nga maji deri në tetor ka stuhi të shpeshta dhe përmbytje në të gjithë regjionin.



