I shkoi në banesë e ofendoi dhe ia mori 3-vjeçaren pa pëlqimin e nënës

Një 22-vjeçar nga Tetova është arrestuar pasi bashkëshortja e tij, me të cilën nuk jeton më, raportoi se ai kishte shkuar në banesën e saj, e kishte ofenduar dhe pa pëlqimin e saj kishte marrë foshnjën e tyre tre muajshe. Policia po heton rastin dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. Tetovasot.