Sot në orën 08:00 në fshatin Kondovë, komuna Saraj, oficerë policie nga SVR Shkup e privuan nga liria D.A. (35) nga fshati Kondovë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer bazuar në urdhër gjyqësor nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, u gjetën dhe u sekuestruan një revolver dhe një pushkë gjuetie.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë denoncimi përkatës.





