Mbrëmë, gjatë një dasme ku performuan së bashku dy këngëtarët e njohur, motër e vëlla, Edona dhe Milot Llalloshi, ka ndodhur një moment mjaft emotiv e i veçantë.
Përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, Miloti ka ndarë pamjet ku nusja mban në duar albumin e vjetër fizik të Edona Llalloshit (i titulluar “Vendi i dashurisë”), të cilin ajo e kishte ruajtur me shumë kujdes ndër vite.
“Nusja, një adhuruese e vërtetë… Ajo e kishte ruajtur albumin e Edonës për vite me radhë vetëm për këtë ditë të veçantë. Faleminderit!”, ka shkruar Miloti në mbishkrimin e videos.
Ky gjest i pazakontë i nuses dëshmon edhe një herë dashurinë e madhe dhe besnikërinë që publiku ka ruajtur prej dekadash për muzikën dhe karrierën e Edona Llalloshit.
Edhe pas shumë vitesh në skenë, Edona vazhdon të jetë një emër i kërkuas sidomos në dasmat shqiptare.



