Më 28.07.2026 në orën 22:10, zyrtarët policorë që nuk ishin të angazhuar në detyrë zyrtare, në afërsi të Sheshit të Qytetit në Tetovë kanë vërejtur prishje të rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike mes disa personave të rinj. Pas urdhrit të dhënë për ndërprerje dhe legitimim, një pjesë e personave janë arratisur, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur tre të mitur, një 16-vjeçar dhe dy 17-vjeçarë nga Tetova, me ç’rast njëri nga 17-vjeçarët është sjellë në mënyrë agresive dhe ka drejtuar ofendime ndaj zyrtarëve policorë, përcjell Pa Censurë. Ai është ndaluar dhe mbajtur në stacionin policor, me ç’rast tek ai është gjetur dhe konfiskuar një boks metalik. Ndërsa, pas alkooltestit të kryer, i janë matur 0.51 promilë alkool në gjak.
Në prani të prindit, me të është kryer një bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Lajme Rrahje mes të miturve në Tetovë, njëri përleshet edhe me policët



