E incizoi fshehurazi dhe i kërkoi 5.000 euro për të mos e publikuar

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj G.G. (35) nga fshati Çegran i Gostivarit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shantazh”.

Sipas njoftimit të policisë, më 21 mars 2026, në fshatin Bogovinë, i dyshuari ka incizuar pa dijeninë e N.I.-së një bisedë që kanë zhvilluar së bashku.

Më pas, ai dyshohet se i ka kërkuar 5.000 euro në këmbim të mos publikimit të incizimit, duke e kërcënuar se do ta bëjë atë publik nëse nuk i paguheshin paratë.

Për rastin është ngritur kallëzim penal dhe ndaj të dyshuarit do të zhvillohet procedura përkatëse.