Në 2 kontrolle policia e Kumanovës gjeti drogë dhe armë, arrestohen 3 persona

Gjatë kontrolleve në Kumanovë, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informuan se ishin gjetur drogë dhe armë dhe ishin privuar nga liria tre persona.

Sipas informacioneve të MPB-së, dje mbrëma në orën 20:35, oficerë policie nga SPB Kumanovë privuan nga liria G.M. (19) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

Ai u dërgua në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet denoncimi përkatës.

Po ashtu, në orën 22:20, oficerë policie nga SVR Kumanovë privuan nga liria R.S. (45) dhe 42-vjeçaren D.V. nga Kumanova.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e R.S., ku u gjet D.V., të kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën substancë e bardhë pluhur dhe një pistoletë kalibër 7,62 mm pa kornizë, si dhe municion për të cilat nuk kishte leje, ndërsa gjatë kontrollit te D.V. u gjet substancë pluhur.

Ata u dërguan në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të bëhen denoncimet përkatëse.