Shkarravitet tabela e shoqatës serbe në Kumanovë

Screenshot

Ambientet ku vepron Shoqëria Kulturo-Artistike “Srpski Vez” në Kumanovë janë vandalizuar, pasi në tabelën e objektit është shkarravitur dhe është shkruar grafiti “UÇK”.

Objekti ndodhet në kuadër të Qendrës për Kulturë në Kumanovë.

Rasti është denoncuar në SPB Kumanovë. Nga policia njoftojnë se është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe se po ndërmerren masa për identifikimin dhe zbulimin e autorëve të këtij akti. (INA)

Screenshot