‘Rama ka siklet, o milet’, Bulevardi “Bajram Curri” oshëtin nga thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

Në ditën e 58 të protestës, protestuesit si për çdo natë kanë nisur marshimin, ndërsa kanë lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë.

Kryefjalë e thirrjeve të protestuesve është padyshim; “Rama jepe dorëheqjen”, apo “Ju erdhi fundi”, apo dhe një tjetër thirrje “Rama ka siklet, o milet!”.

Kujtojmë se prej gati dy muajsh qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe klasës politike, ndërsa kërkojnë një sistem të ri politik në vend.